LEKSIONI 2
FETË PARAHISTORIKE NË AZINË E MESME
Nëse dëshirojmë të studiojmë historinë e feve prej fillimit të fesë, menjëherë në
mendje na vjen pyetja se kur ka lindur feja. Nuk është shumë e lehtë që kësaj pyetjeje t’i jepet një përgjigje pozitive, sepse, në skenën historike, bashkë me njeriun që mendon, ka dalë feja. Vetëm se, në histori njerëzit kanë qenë të shqetësuar për çështjen e asaj se ku dhe kur njeriu është paraqitur në këtë botë. Edhe shkencat e sotme të historisë natyrore, të antropologjisë dhe të arkeologjisë interesohen për së afërmi me këtë çështje dhe punojnë në vlerësimin dhe komentimin e të dhënave shkencore. Kur’ani për nxitje në këtë drejtim thotë: “Thuaj: udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj Allahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se Allahu ka mundësi për çdo gjë”.
Historianët e natyrës jetën e gjallesave të ngjashme me njeriun më të vjetër, të llogaritur sipas kaliumit (poasium) radioaktiv, i cili përfshin shembujt fosil, e çojnë deri në 1,5-2milion vjet përpara dhe për të bëjnë komentime të ndryshme. Këta shembuj fosil, të cilët përfaqësojnë llojet paleolitikë, janë zhdukur në errësirën historike, kështu që gjeneza e tyre nuk ka mundur të vazhdojë.
Shkencëtarët shprehen se, paraardhësit e njeriut të sotëm mbështeten në origjinën e quajtur “Homo Sapiens Sapiens”. Mosha e shembujve fosil llogaritet sipas përmbajtjes së fluorit të tubuar në dhëmbët e mbetur nën tokë. Këta janë paraardhësit e njeriut të sotëm në ngjyra të ndryshme, të gjetura që në periudhën e katërt të akullnajave, përpara 40 mijë vjetësh. Mendohet se, këta njerëz janë themeluesit e qytetërimit, bujqësisë, blegtorisë dhe zbuluesit e mjeteve të ndryshme. Shkencëtarët gjenetikë, në supozimet dhe llogaritë e këtyre vërtetojnë tezat e antropologëve. Deri te ky përfundim arrihet me anë të llogaritjes së ndryshimeve gjenetike të njeriut. Ata janë të mendimit se, njerëzimi i parë është përhapur prej Afrikës Lindore. (Sudani-Etiopia). Edhe në transmetimet për Ademin dhe Havanë, lidhshmëria e tyre me përafërsisht të njëjtin rajon është domethënëse.
Ademi dhe Hava
Në Dhiatën e Vjetër dhe Kur’an ka dallime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Në Kur’an nuk është e qartë se urdhri për krijim është në fillim, në mes apo në fund të krijimit. Sipas Dhiatës së Vjetër në fillim nuk ka patur asgjë, ka sunduar një zbrazëti, një kaos dhe një errësirë. Zoti në fillim krijoi dritën dhe e ndau nga errësira. Kështu u bënë dita dhe nata. Kjo ndodhi në ditën e parë të fillimit të aksionit të krijimit, vetëm se Dielli dhe Hëna ende nuk ishin krijuar. Kështu që në këtë rast pyetja se si u formua dita dhe nata mbetet pa përgjigje. Në ditën e dytë u krijua qielli, në ditën e tretë lagështia dhe thatësira. Toka dhe deti u ndanë nga njëra-tjetra. Vetëm se për t’u ndarë këto duhet që të ishin krijuar më herët! Më vonë u përcaktuan edhe bimët. Ditën e katërt u krijuan Dielli, Hëna dhe yjet. Ditën e pestë u krijuan gjallesat që jetojnë në ujë dhe ajër dhe shpendët me fletë. Ditën e gjashtë Zoti e krijoi “Ademin me fytyrë të tij” Dhe ditën e shtatë Zoti pushoi (Zanafilla, 1 I -26). Këto gjëra në Kur’an nuk janë fare. Sipas Kur’anit Allahu nuk lodhet dhe nuk ka nevojë për pushim. Vetëm se, edhe Kur’ani thotë se krijimi është bërë në gjashtë periudha. Këtu bëhet e qartë se, kur Allahu dëshiron që diçka të ndodhi, mjafton që të thotë “bëhu”. Edhe pse këto dy shprehje në fillim mund të shihen si të kundërta fjalia “thotë” bëhu dhe ajo “bëhet”, tregon fuqinë e Allahut, kurse togfjalëshi “gjashtë periudha” tregon se si në të kaluarën është krijuar bota. Fjala “jevm”, që ka kuptimin edhe periudhë në Kur’an, ka kuptime të ndryshme. Në disa ajete ka kuptimin 12 orë, gjerësisht dita dhe nata apo një ditë-natë 24 orëshe. Gjithashtu te Allahu “jevm” përkon me një vit botëror. Në një ajet tjetër, si e kundërt e “jevmit”, paraqiten 50 mijë vite. Nga këto kuptohet se, kuptimi i fjalës “jevm” nuk mund të limitohet me një botë njerëzore, vetëm se mund të kuptohet se bota është e krijuar në gjashtë periudha. Dhiata e Vjetër për krijimin e njeriut thotë: “Zoti, Ademin, e krijoi në pamje të vet”. Në Kur’an një shprehje e tillë nuk gjendet. Kur’ani me ajetin “Nuk ka asgjë të ngjashme me Të” e mohon mendimin se Ademi dhe bijtë e tij janë krijuar me pamje të Zotit. Vetëm se për shkak të transmetimit të një hadithi paralel me versetin e Dhiatës së Vjetër kjo shprehje e Dhiatës së Vjetër nga ana e mulsimanëve është e komentuar në mënyrë që është e krijuar në cilësinë e Zotit, si të amurit, të dëgjuarit etj. Në të gjendet lajmi se “Ademi hëngri nga pema e ndaluar sipas të cilit duhet që drunjtë dhe bimët të jenë krijuar para Ademit. Gjithashtu shprehjet “hani nga të doni dhe mos ju afroni kësaj peme, tregojnë ekzistencën e drurit dhe dheut, ku edhe është rritur druri. Më pastaj nga shprehjet se njeriu është krijuar nga një pikë uji nxirret përfundimi se, Kur’ani njofton për disa faza të krijimit, e jo për historinë biologjike të njeriut. Këto sikur nuk janë pengesë për krijimin e Ademit nga ana e Allahut për një moment, ashtu nuk janë pengesë edhe për mundësinë e krijimit të tij në faza. Kurse ajetet e mëposhtme e forcojnë në kuptimin se njeriu i parë ka mundësi të jetë krijuar në disa faza. Edhe pse nuk dihen imtësitë, lidhjet mes disa ajeteve Kur’anore dhe zbulimeve të shkencëtarëve dhe historianëve janë për t’u habitur. Nuk ka dyshim se parimet shkencore në të ardhmen do të ndriçojnë edhe më tepër këtë çështje.
“Krijimin e njeriut e filloi nga balta” dhe Allahu u shpiku juve prej tokës si bimë”. Vërtet ka kaluar një periudhë kohorë, që njeriu nuk ekzistonte fare si diçka e përmendur. Pra, në krijimin e njeriut kanë kaluar aq periudha të gjata saqë ende nuk janë përmendur. Dhe kështu ai duke u filtruar nëpër faza të ndryshme, ka kaluar një kohë e gjatë deri sa ka marrë formën e spermës. “Kur Ai ju krijoi në disa etapa” ( më gjerësisht shih Sulejman Ates, Kur’an Kerimve Yuce Meal, Ankara f.570).
Mandej Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët. Prej asaj (tokës) ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’u nxjerrim edhe njëherë. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
Në komentin e ajeteve të lartpërmendura shkrimtarët e traktateve Ihvan- us-Safa, dhe dijetarët islamë si Ibn Miskevejh, thonë se njeriu është krijuar në proces (me evoluim), por nuk e kanë bazuar në ndonjë themel shkencor. Edhe Sulejman Ate, njëri nga mufesirët e sotëm, nga shprehja “kur” (kohë, periudhë, fazë) që përmendet në Kur’an: E kur ta përsos atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imj, atëherë jubuniatij në sexhde” arrin përfundimin se Ademi është krijuar në një proces kohor. Për fetë, me rëndësi është pranimi nga ana e besimtarëve i krijimit si vepër e Allahut. Sot, shkencat natyrore për së afërmi merren me atë se si është realizuar krijimi, me imtësitë themelore dhe me studimet dhe komentimet shkencore për të.
Sipas mendimit gjeneral të feve, si Islami, Krishtërimi dhe Hebraizmi, fe të cilat Islami i quan “Ehl el- kitab, njeriu i parë, gjegjësisht babai i parë i njerëzimit është Ademi. Allah, pasi që tokën e bëri të përshtatshme për jetesë, Ademin dhe bashkëshorten e tij i zbriti në të. Është ende vështirë që, në dritën e diturive të sotme tradicionale, të caktohet historia dhe esenca e kësaj zbritjeje. Disa dijetarë muslimanë, shprehjet Kur’anore në ajetin 58: “Këta (të përmendurishin që Allahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije bashkë) me Nubun prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur. I komentojmë si argumente tradicionale për atë se të gjithë pejgamberët rrjedhin prej Ademit, si dhe duke pranuar se mund të ketë edhe njerëz që rrjedhin prej një burimi tjetër përveç Ademit dhe se Allahu para Ademit ka krijuar edhe njerëz të tjerë. Gjithashtu fjala Adem në Kur’an, në disa ajete, ka kuptimin e Ademit emër i përveçëm, kurse në disa raste ka kuptimin njeri, emër, lloj. Edhe ky fakt u ka tërhequr vëmendjen komentatorëve dhe mendimtarëve të ndryshëm. Padyshim se me zhvillimin e hulumtimeve shkencore, në të ardhmen çështja do të qartësohet edhe më tepër.
Në Dhiatën e Vjetër gruaja e parë, e cila është dhe emri i gruas së Adamit, është “Eva”. Ndërkaq në Ku’ran emri i saj nuk përmendet. Transmetohet se ky çift, për shkak të nëpërkëmbjes së urdhrit të Zotit, është nxjerrë prej xheneti: “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim. Diskutimet për xhenetin, që do të thotë kopsht, nga i cili u nxorën si dënime, se gjendet në këtë botë apo jashtë kësaj bote vazhdojnë.
Kur’ani Kerimi për jetën e kësaj bote të Ademit, gjegjësisht për jetën e tij jashtë xhenetit nuk diskuton. Vetëm se tregon se atij më herët “I janë mësuar të gjitha emrat, nga e cila kuptohet se Ademi ka poseduar dituri për natyrën dhe për gjërat e tjera. Dhiata e Vjetër tregon se nga djemtë e Adamit, Kaini është marrë me bujqësi, kurse Abeli me blegtori, dhe gjithashtu tregon për mosmarrëveshjen mes tyre. Ndërkaq, Kur’ani duke mos përmendur emër simbolizon xhelozinë, zënkën dhe ngjarjen e vrasjes mes këtyre dy vëllezërve. Këto transmetime ka mundësi që të vlerësohen në aspektin e simbolizimit në periudhat e mundshme të kohës kur ka jetuar pejgamberi Adem. Mund të llogariten si argumente për periudhën e marrjes së njerëzimit me bujqësi dhe blegtori. Mund të datohen edhe me zbulimet e njohura të arkeologjisë së sotme. Në Kur’an nuk bëhet fjalë për “Shit”-in njërin nga bijtë e Ademit. Sqarimet e komentatorëve në lidhje me këtë çështje, bazohen plotësisht në ajmet e Dhiatës së Vjetër dhe të Talmudit.
Ndërkaq mendimet e feve të tjera për njeriun e parë dallojnë sipas strukturës së asaj feje. Mendimet e tyre ata i mbështesin në një krijues legjendar. Mendimi se, njeriu është krijuar prej një krijuesi dhe se i tërë njerëzimi buron nga ai, është një besim i përhapur dhe i përbashkët mes feve. Për shembull, në Greqinë e Vjetër Zeusi ka krijuar Pandoran kurse te turqit e vjetër Karahani ka krijuar individin.
Zbulimet historike dhe komentimet e tyre
Përgjigja e pyetjeve për besimet e shoqërive që kanë jetuar në periudhën historike pashkri, mundohet të gjendet me zbulimet arkeologjike të mbetura prej kohëve më të hershme, dhe me komentimin dhe krahasimin e këtyre zbulimeve me traditat dhe besimin e shoqërive primitive që jetojnë sot. Në rajone të ndryshme janë gjetur eshtra dhe skelete njerëzish të mbetura nga periudha parahistorike, të mbuluara me gurë. Disa nga këto mendohet të jenë varrosur në formë embrionale dhe shihet se i ngjajnë mënyrës së varrimit të popujve primitivë. Disa gropa, ku gjenden këto skelete, janë të kuqe, si varrezat në Van Tilki Tepe, mbi ata trupa është derdhur një lëng i kuq bakri. Mbeturinat e këtyre materieve të kuqe mbi eshtra pas varrimit, janë argumente të qarta që tregojnë se kufoma është varrosur në mënyrë të posaçme. Shihet se, kafkat e mbetura prej periudhës mezolite dhe neolite (periudha e mesme dhe e re e gurit) janë të kthyera drejt perëndimit. Në periudhat e mëvonshme shihet se, sikur trupi shpirtit, nga i cili është ndarë, i tregon rrugën e botës së të vdekurve, për të cilën supozohet se gjendet në vendin ku perëndon dielli. Gjithashtu edhe tradita e djegies së të vdekurve që shihet në periudhën e bronzit, duhet të ketë lidhje me një besim se ekziston një shpirt, i cili nuk është i lidhur me trupin dhe i cili jeton edhe pas vdekjes së trupit. Tradita e shtypjes me gurë të trupave të vdekur, lidhja e fortë e trupave embrionalë, futja e tyre nëpër gypa ose të thyerit apo prerja e disa organeve të tyre, në kohën e bronzit, janë argumentet e qarta që tregojnë frikën prej të vdekurve.
Tradita e këtij lloji, te disa fise primitive, shihet edhe sot. Ka mundësi që njerëzit të ishin frikësuar dhe të kishin ikur nga të vdekurit, për shkak të konceptit se ata kanë të bëjnë me sëmundje dhe fuqi mbinatyrore, por nuk posedojmë argumente të mjaftueshme për këtë. Veprimet, si lidhja dhe sakatimi i të vdekurve, janë pamje të qarta të frikës nga të vdekurit dhe të synimeve për të qenë të sigurt nga e keqja që mund të vijë prej tyre. Sikurse shihet edhe te disa fise primitive, ngjyrosja e trupave me të kuqe mund të jetë për shkak të vullnetit për vazhdimin e shoqërimit me të vdekurit edhe për shfrytëzimin e fuqive mbinjerëzore. Ngjyra e kuqe me siguri që simbolizon gjakun. Atëherë gjaku llogaritet një lëng, që në vetvete përmban një fuqi edhe besohet se kjo forcë jetike mund t’u ndihmojë të vdekurve. Disa tradita nga periudha e gurit, tregojnë se punohet për shfrytëzimin e forcës së parafytyruar speciale të të vdekurve, si për shembull, për mbrojtjen e eshtrave të nofullës së poshtme të ngjyrosura me të kuqe. Madje për bartjen e forcës te bartësi ka mundësi që ta kishte bartur njeriu i periudhës parahistorike. Mundet që atë ta kishte pranuar si një amulet (nuska) e cila jep forcë. Ndërsa nuk ka të bëjë me mençurinë e pronarit të skeletit.
Në varrimin e të vdekurit, bashkë me të varrosen edhe mjetet që ai ka bartur në jetë dhe disa nga stolitë tij. Këto mund të jenë nuska të mbushura plot me forcë e mister, të cilat zotërisë i japin nder dhe e mbrojnë nga fatkeqësitë. Ato në fillim janë përdorur vetëm si stoli, kurse më vonë iu është veshur fuqi mbinatyrore. Në varreza të periudhës së gurit është rastisur në dhëmbë kafshësh dhe në gurë të çmuar. Ndërkaq ari fillon të dalë në periudhën neolite (koha e re e gurit). Në periudhën e bronzit, minerale, bimë dhe kafshë të shenjta të futura nëpër gypa bronzi dhe në torba lëkure, janë vendosur afër të vdekurve. Me siguri, që i vdekuri derisa ka qenë gjallë i ka bartur ato dhe i ka përdorur. Në periudhën e gurit dhe të bronzit shihet se afër të vdekurit janë vendosur statuja dhe sëpata të vogla prej guri ose bronzi, të cilat nuk kanë patur asnjë vlerë në jetën e përditshme. Ka mundësi që këto të jenë prej llojeve të nuskave dhe gjëra të fuqisë magjike, të cilave u besohet.
Kurse perëndimi i dheut përpara varrezave tregon mundësinë se më vonë të vdekurit janë shenjtëruar në forma të ndryshme dhe janë respektuar ose ka mundësi që në krye të varrit të ishte bërë ceremoni fetare. Në disa shpella që datojnë prej fundit të periudhës së gurit, është hasur në relieve (skulptura) që tregojnë skenat e gjuetisë. Këto me siguri, më tepër janë magji kafshësh, të cilat janë menduar t’i gjuajnë, se sa thjesht stoli. Gjithashtu ekzistenca e relieveve, të ngjashme me diellin dhe hënën, formon bindjen se dielli dhe hëna janë respektuar dhe adhuruar. Hasja e shpeshtë, që në periudhën e bronzit, e formave që përfaqësojnë diellin, përforcojnë mendimin se edhe më herët ka ekzistuar adhurimi i tij. Vetëm se nuk posedohen njohuri definitive për besimin e njeriut parahistorik në hyjnitetin e pikturave të njeriut. Në realitet nga disa varreza janë nxjerrë figura të vogla njerëzish. Vetëm se është shumë vështirë të vërtetohet se ato janë apo nuk janë adhuruar si zota. Ka mundësi që edhe vetë ai (duke qenë gjallë) ta ketë vizatuar veten e vet. Ajo që shumica e figurave të gjetura janë gra dhe pjesa e kraharorit dhe e barkut paraqiten të stërzmadhuara në mënyrë të jashtëzakonshme, forcon mundësinë e të menduarit se ato janë krijesa të shenjtëruara. Këto figura të quajtura ishuj dhe statujat e thjeshta, është e mundur që të jenë përdorur edhe si magji apo si sakrificë, të cilat janë përdorur me qëllim të shpëtimit nga ndonjë sëmundje apo fatkeqësi. Figurat e grave të nxjerra nga gërmimet e bëra në rajonin Burdur Hacilar dhe në Konya Çatal Hoyuk, janë shembuj objektivë që tregojnë për adhurimin e “Nënës së madhe” në periudhën e vonshme paleolite dhe neolite. Një skulpturë kryesore nënë e cila i jep gji fëmijës së saj, i takon Periudhës së Bronzit dhe është gjetur në Tokat Horoz Tepe. Ajo gjithashtu paraqet vazhdimësinë e kultit të Nënës së madhe (hyjneshë kryesore) e cila në periudhën kalkolite përfaqësohet me idhuj. Edhe skulpturat e drerit dhe të kaut (mëzatit) në Çorum Alaca Hoyuk dhe në Tokat Horoz Tepe, tregojnë për besimin në disa kafshë të shenjta dhe për adhurimin e tyre. Vetëm se ne, për shkak të njohurive të pamjaftueshme nuk mund të dimë definitivisht se si njerëzit parahistorikë i kanë përfytyruar zotat e tyre. Sendet e vendosura në varre, mundësisht mund të jenë dhurata të ndryshme për “zota nëntokësorë”. Eshtrat e qeve, qenve dhive të gjetura në varre mund të jenë shenja për ekzistencën e traditës së sakrifikimit për të vdekurin pranë varrit të tij.
Është më se e vërtetë se, në periudhën parahistorike ka ekzistuar besimi në Zot dhe në jetën pas vdekjes. Vetëm se, meqenëse ende nuk është zbuluar ndonjë mjet, gjegjësisht ndonjë shkrim që do të sillte në kohën tonë besimin dhe mendimet e tyre në mënyrë konkrete, është vështirë që për ta të bëhen komentime definitive. Edhe pretendimi se ata nuk ekzistojnë është padrejtësi ndaj tyre. Në këto periudha, që ofrojnë dokumente për mbeturina të politeizmit, me siguri që ekzistojnë gjurmë edhe për Zotin e madh dhe se në këto periudha, me siguri që për propagandimin e besimit monoteist janë dërguar edhe profetë. Transmetimet në Librat e Shenjtë janë plot me shembuj të tillë. Si shembuj të parë janë Ademi dhe Idrisi. Emri i Idrisit në Dhiatën e Vjetër është Henoh. Kur’ani atë e përmend me lëvdatë: Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber. Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lartë famën). Nuk është e mundur që të gjendet ndonjë dokumentacion që tregon se kur dhe ku ka jetuar ai. Vetëm se, nëse merren parasysh lajmet e Dhiatën e Vjetër se Noah / Nuhi është nipi i tij, atëherë ka mundësi që ai të kishte jetuar në rajonin Irem në Arabinë Veriore (në jugperëndim të Detit të Vdekur), në fund të mijëvjeçarit të katërt.
Comments
Post a Comment